Balenat u bënë gjigande të ujërave 15 milionë vjet më parë. Kjo gjë ndodhi falë një procesi shumë më antik nga sa mendohej deri më sot, pasi sipas studimeve më të hershme mendohej se kishte ndodhur në 2.5 milionë vitet e fundit.

Kjo është vërtetuar së fundmi nga kërkimet dhe studimet e kryera mbi një skelet fosil të një balene blu, 26 metra e gjatë, që është zbuluar në vititn 2006 pranë Materës, në brigjet e liqenit artificial San Giuliano.

Ky fosil ka rikrijuar idenë për evolucionin e gjigandizmit ekstrem të këtyre kafshëve, të cilat dikur jetonin pranë ujërave të Mesdheut, dhe ishin njësoj të mëdha me balenat blu të ditëve të sotme.

Sipas ekspertëve, mund të kenë qenë disa arsyet që kanë ndikuar në zhvillimin  e madhësisë së tyre, që nga ndryshimet drastike klimatike, apo si vetëmbrojtje ndaj krijesave gjahtare të deteve të kohët e lashta. Megjithatë paleontologët vijojnë studimet mbi fosilin antik dhe studimin e kanë publikuar në revistën shkencore ‘Biology Letters’.

Klan Plus