Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, i cili ka deklaruar më herët se do të jetë kandidat i PS për Bashkinë e Lezhës, kërkoi nga qytetarët që t’i besojnë drejtimin e qytetit.

Duke folur në Kongresin e Partisë Socialiste, Ndreu akuzoi opozitën e cila ka drejtimin e Bashkisë së Lezhës, se ka shkatërruar qytetin. Sipas tij, ka ardhur momenti që pas 3 mandatesh që nuk fiton këtë Bashki, Partia Socialiste të marrë drejtimin e Lezhës.

“Ne, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e drejton qytetin e Lezhës prej 3 mandatesh. Ne duhet ta marrim në dorë dhe ta ndërtojmë nga fillimi. Prandaj 30 Qershori duhet të jetë pikënisja e ndryshimit të Lezhës duke dërguar atje investime të rëndësishme. Ne jemi njerëz të punës, ne nuk flemë gjumë, ne punojmë”

, tha Pjerin Ndreu në punimet e Kongresit të PS. /

tvklan.al