Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatin Ruzhdije të Patosit pasditen e sotme. Flakët, të favorizuara edhe nga erërat e forta, janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat.

Deri në këto momente janë djegur sipërfaqe të tëra me ullinj e shkurre, ndërsa banorët kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikëseve për të parandaluar djegien e shtëpive të tyre.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, i cili është vënë tashmë nën kontroll./ABC News Albania 24/7