Në historinë e tij sigurisht në versionin plot humor, Bes Kallaku përcolli një tjetër moment nga eksperienca e të qenit baba. Ai tregoi për një problem të zakonshëm, kujdesin kryesisht të nënave, për të mos bërtitur kur fëmijën e vogël e zë gjumi.

E duke qenë se në “BE Coffee” çdo histori vjen e hiperbolizuar ishte tepër e vështirë për të mbajtur të qeshurën.

“A i ndodh gjithë çifteve kur bëhen me fëmijë? Kryesisht gratë i thonë gjithmonë burrit “shshsh se po fle fëmija. Ore çdo gjë të jesh duke bërë në atë moment, në familjen time, po e zuri gjumi gocën, pauzë”.

“Se ku rastisi një ditë, Xhensila po vinte vajzën në gjumë, unë u hodha dhe doja të kapja disa facoleta që ishin mbi frigorifer dhe në atë moment vajzën e zuri gjumi. Xhensila kthehet dhe me një pulitje të syve thotë:shshsh se e zuri. Dhe ti duhet të rrish në atë pozicion deri sa të zgjohet goca. Ore 2 orë kështu më, ndryshe do të zgjohet goca. Isha komplet në ajër”.

/tvklan.al