Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 616 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Shkodër, Gjirokastër, 1 në Kavajë, Vlorë, Sarandë. Janë 291 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,224 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al