Në një lidhje direkte me emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë Armani nga Myzeqeja. Si çdo ditë tjetër edhe sot, Armani ka treguar të ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Myzeqe. Ai ka treguar se një burrë ka dhunuar gruan e tij pasi ajo i gatuante vetëm fasule, ndërkohë që atij i haheshin dhe ushqime të tjera.
Armani: Një 56-vjeçarja është grindur me bashkëshorti e saj sepse kjo e fundit gatuante shpesh herë fasule. Zotëria në fakt i kërkonte gjella të tjera si supa, makarona. Zonja i bënte makarona dhe i thoshte që janë më të shëndetshme, por nuk kemi dhe Lekë. Ditën tjetër kur zonja i ka thënë bashkëshortit mund të gatuash dhe vetë, bashkëshorti ka qenë ai që ka ulëritur por dhe e ka dhunuar zonjën.
Aldo: Jo mo, e rrahu ëë?
Armani: Po e rrahu se normalisht që fjala e burrit është ligj për disa.
Aldo: Po ti ç’bëre kur e rrahu ai?
Armani: Sigurisht që unë nuk mund të bëja gjë sepse nuk e dija, nuk është se isha aty, kur rrihen njerëzit. Taksirat i atyre komshinjve aty që kishin vajtur dhe e kishin ndihmuar. /tvklan.al