Të infektuarit do të izolohen

Premier League po përgatitet të rinisë muajin e ardhshëm ndërkohë që pas testeve të kryera kanë rezultuar 6 pozitivë me Covid-19. Ata janë nga 3 klube të ndryshëm. Watford dhe Burnely kanë komunikuar se kanë të infektuar që do të izolohen.

Deri më tani janë zhvilluar 748 testime, ndërsa ekipet po përgatiten me grupeve të vogla deri 5 lojtarë me seanca që zgjasin 75 minuta. Asnjë qëllim për të ndalur planet, pasi duan të luajnë edhe 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni. Premier League ka planifikuar të kryejë 26 mijë testime deri në fund.

Mes ligave të rëndësishme në Europë e para që rinisi është Bundesliga. Fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e para, ndërsa në 1700 teste të kryera nga 4 maji janë zbuluar 10 pozitivë.

Tv Klan