157 pacientë të shtruar në spitale, 17 në gjendje të rëndë

Mbeten të larta infektimet me koronavirus në vendin tonë. Nga 2841 testime të kryera në këtë të premte, kanë rezultuar pozitivë me Covid 502 qytetarë. Thënë ndryshe në gati çdo 5 të dyshuar njeri prej tyre është konfirmuar si mbartës i virusit.

Harta e përhapjes së Covid mbetet e shtrirë thuajse në të gjithë bashkitë e vendit, por Tirana kryeson listën me 201 raste. Pas saj vjen Berati me 46 raste, Fieri me 32, Durrësi me 27 dhe Shkodra me 20 raste.

Një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe dhe gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç nuk e kanë fituar dot betejën me virusin në 24 orët e fundit duke e çuar në 3,029 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë.

Një situatë më e qetë paraqitet këtë të premte në spitale, ku numri i të shtruarve është sërish i qëndrueshëm. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 611 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në mbi 184 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan