Shqiptarët po vuajnë nga obeziteti. 45% e femrave dhe 53% e meshkujve janë sot mbipeshë si pasojë e jetës sedentare dhe kequshqyerjes, raporton Instituti i Shëndetit Publik. Krahas faktorëve gjenetikë apo ushqyerjes jo të shëndetshme, ekspertët i referohen edhe nivelit intelektual, çka ka bërë që personat më të arsimuar të vuajnë nga kilet e tepërta.

Sipas ISHP përqindja e femrave dhe meshkujve mbipeshë rritet ndjeshëm me moshën, çka ka bërë që ky fenomen të vihet re tek personat deri në 50 vjeç. Megjithatë obezitetit sot nuk po i shpëtojnë as adoleshentët duke bërë që 14% e grupmoshës deri 19 vjeç të kenë peshë trupore mbi normalen.

Pas viteve 1990, dietologët theksojnë se ka patur një tendencë gjithnjë në rritje te obezitetit, e që nuk po frenohet dot. Për të ndryshuar raportet, specialistët këshillojnë edukimin e brezave të rinj për të bërë një jete më aktive fizikisht.

Klan Plus