Presidenti Ilir Meta foli gjatë emisionit Opinion për aferën e inceneratorëve ku tha se denoncimet që ka bërë ai kanë qenë shumë konkrete.

Ish-ministri Lefter Koka i arrestuar për këtë çështje sipas Metës është “kokë turku”. Kreu i shtetit tha se duhen hetuar ministrat që kanë ndryshuar qëndrim pasi fillimisht ka pasur ministra që kanë dalë kundër kësaj çështje.

“Denoncimet që kam bërë unë janë shumë konkrete. Denoncimin që ka bërë LSI-ja është hetim dhe  është i gatshëm. Zotëria që është sot në burg nuk është koka e asaj pune, por është një kokë turku në këtë rast. Ata janë bërë me vendime qeverive. Aty janë ministra që kanë dalë kundër. Aty janë ministra që kanë ndryshuar qëndrimin. Si ka mundësi që ka ndryshuar mendimin ministri X herën e parë dhe pastaj herën e dytë. Aty ka shkresa shumë të rënda, ku drejtorë të rëndësishëm i thonë Këshillit të Ministrave që është e paligjshme dhe këta e bëjnë prapë se prapë”.

I pyetur nëse ka marrë ndonjë përgjigje nga drejtësia për këtë çështje, Meta tha: Nuk kam bërë ndonjë kërkesë se nuk pres që të bëhet ndonjë gjë e jashtëzakonshme në këtë drejtim. Kjo është një drejtësi nën presion të madh. Është një drejtësi e kapur, më vjen keq ta them tani./tvklan.al