Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin se kontinenti afrikan do të regjistrojë shumë herë e më shumë vdekje sesa vendet e tjera të botës. Drejtoresha rajonale për Afrikën Matshidiso Moeti është shprehur se Covid-19 po përhapet në shumë  qytete dhe mungesa e testeve si dhe pajisjeve mjekësore do e rrisë gjithnjë e më shumë shkallën e vdekshmërisë.

Afrika e Jugut ka më shumë se një të katërtën e njerëzve të prekur me Covid-19. Ndërkaq viktimat më të mëdha janë të raportuara në Kepin Lindor dhe Perëndimor.

Aktualisht Afrika, në total, ka rreth 200,000 raste të të infektuarve dhe 5 000 vdekje. Sipas Moetit, problematike situata paraqitet tek zonat e mbipopulluara ku mungesa e distancimit fizik nuk mund të ruhet. Jo vetëm kaq, por një pjesë e madhe e njerëzve në këtë kontinent vdesin edhe nga  shumë sëmundjeve të tjera si malaria, Ebola ejt.

Moeti gjatë konferencës të mbajtur në Gjenevë u shpreh se përhapja e koronavirusit rrezikon të shkatërrojë vendet në Afrikën Lindore, ku pasiguritë ushqimore mund të dyfishohen. Bëhet fjalë për popullsinë e nëntë vendeve: Burundi, Xhibuti, Etiopia, Kenia, Ruanda, Somalia dhe Uganda.

Për shkak të ekonomive dhe infrastrukturës së dobët shëndetësore, ato shihen mjaft me rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Klan Plus