20 persona në terapi intensive, 4 të intubuar

116 pacient të konfirmuar me Covid po marrin trajtim aktualisht në dy spitalet Covid në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetesise 20 prej tyre janë në reanimacion dhe po marrin terapi intensive ndërsa 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Mes rasteve të renda mësohet se ka edhe mosha të reja. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Tv Klan