Afrika mund të bëhet epiqendra e radhës së shpërthimit të koronavirusit. Paralajmërimin e dha Organizata Botërore e Shëndetit.

Sipas tyre nëse pandemia godet kontinentin, mund të humbin jetën 300 000 njerëz. Rreth 30 milionë të tjerë do të mbeten në varfëri. Shqetësimi ngrihet pasi javën e kaluar Afrika pati një rritje të rasteve me koronavirus.

Atje ka të paktën 1 000 viktima dhe rreth 19 000 të infektuar. Megjithatë kjo shifër është shumë e ulët krahasuar me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

OBSH tha se virusi po shfaqet dhe po përhapet më së shumti në kryeqytetet afrikane. Gjithashtu, organizata nënvizoi mungesën e respiratorëve për t’u përballur me pandeminë.

Më shumë se një e treta e popullsisë afrikane nuk ka furnizim me ujë, ndërsa 60% e banorëve jetojnë në lagje të mbipopulluara, ku virusi mund të “lulëzojë”./tvklan.al