Ngjarja, në rrugën Tiranë – Elbasan

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan teksa mjeti me drejtues shtetasin me inicialet B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tv Klan