Frank Ribery mbërrin në Firence

Alexis Sanches me shumë mundësi do te zyrtarizohet si lojtar i Interit në ditët në vazhdim, pasi drejtuesit e Manchester United dhe ata të zikaltërve pothuajse kanë rënë dakord për kushtet e kalimit të kilianit në San Siro.

Interi ofron 15 milionë euro për të marrë futbollistin në  formën e huazimit, por United këmbëngul për ta rritur ofertën edhe me 3 milionë euro të tjera. Kjo është pjesa e vetme që ka mbetur për tu diskutuar mes dy palëve. Mësohet se është renë dakord që United duhet të paguajë gjysmën e pagës së lojtarit, ndërsa pjesën tjetër do e marre përsipër Interi. Kiliani është lojtari më i paguar tek djajtë e kuq pasi përfiton 500 mijë paund në javë.

Histori e përfunduar është ajo e Ribery tek Fiorentina.  Ai është pritur në Firence me kore, flamuj dhe shalle të skuadrës nga rreth 300 tifozë të cilët këndonin edhe për ish-lojtarin e Bayern Mynih. Pasditen e së enjtes Ribery do të prezantohet me fanellën e Fiorentinës.

Tv Klan