Sulmuesi i Interit, Icardi, i kërkon klubit 1.5 milionë euro dëmshpërblim. Kërkesa vjen pas vendimit të trajnerit Conte, i cili ka deklaruar se lojtari nuk është më në planet e tij.

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta theksoi se shumë shpejt do mund të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e Icardit.

Prej kohësh kapiteni është i pakënaqur nga klubi pasi i kërkon që të largohet nga ekipi, por argjentinasi refuzon të largohet.

Tv Klan