Zikaltrit fitojnë 4-0. Renditen të parët

Interi e nis kampionatin me fitore. Zikaltrit kanë shkatërruar me rezultatin 4 me 0 ekipin e Leçes, që është ngjitur këtë vit nga Seria B.

Pjesa e parë përfundoi 2 me 0 për vendasit. Autorët e golave ishin Brozoviç dhe Sensi. Në fraksionin e dytë shënoi dhe Lukaku, blerja e bujshme e Interit. Në të 84-ën, rezultati u vulos nga Kandreva.

Për shkak të golavarazhit, Interi rendit në krye pas javës së parë.

Tv Klan