Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti sot në një takim zyrtar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Fokus i veçantë gjatë këtij takimi i’u dha ecurisë së reformës në drejtësi, por dhe masave konkrete institucionale që Prokuroria e Përgjithshme planifikon të ndërmarrë me qëllim forcimin e zbatimit të legjislacionit penal.

Në këtë drejtim, kryeprokurori Çela e vlerësoi mjaft të rëndësishme që për arritjen e objektivave të mësipërme, është thelbësor kontributi dhe ndihma e partnerëve ndërkombëtarë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe programeve të tyre të asistencën teknike.

Ndërsa ambasadorja Kim ritheksoi mbështetjen e SHBA për ecurinë me sukses të reformës në drejtësi, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Prokurorinë. /tvklan.al