VMRO paralajmëron qeveri të re me opozitën shqiptare
Maj 1, 2024
Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO-DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka përcaktuar edhe partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re.Bazuar në rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, më 24 prill, që e nxorën fituese absolute kandidaten e VMRO-së për presidente, Gordana Silanovska-Davkova, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj. Ai në të gjitha tubimet partiake dhe në paraqitjet para mediave, ka thënë se qeveria e re do të...