Policia e New York-ut arrestoi dhjetëra demonstrues pro-palestinezë në kampusin e Universitetit Columbia.

Bastisja nisi kur protestuesit thyen xhamat dhe shkatërruan ambjentet e brendshme të universitetit. Menjëherë pasi policia hyri brenda, presidentja e Universitetit të Kolumbisë, Minouche Shafik, i kërkoi policisë të qëndronte në kampus deri të paktën më 17 maj për të ruajtur rendin dhe për të siguruar që kampet nuk do të rivendoseshin.

Ne do të pastrojmë këtë rrëmujë”, ishte thirrja e forcave të policisë ndërsa marshuan deri në hyrjen e bllokuar të ndërtesës, ndërsa dhjetëra oficerë të tjerë lëvizën në kampin kryesor ku po mbahej protesta. Studentët që qëndronin jashtë sallës brohorisnin “Turp, turp!”. Më pas autoritetet hoqën flamurin palestinez në Kolegjin e Qytetit të New York-ut, duke e zëvendësuar atë me flamurin amerikan.

Universiteti Columbia autorizoi bastisjen pasi demonstruesit kundërshtuan një afat kohor për t’u shpërndarë. “Pasi salla u pushtua, u vandalizua dhe u bllokua, ne mbetëm pa zgjidhje”, tha universiteti. Kampuset tanimë janë pastruar dhe studentët do të rinisin sërish mësimin. Protestuesit prej disa javësh kanë bërë thirrje që universitetet të heqin dorë nga çdo investim të lidhur me Izraelin, të jetë transparent me lidhjet e tij financiare me vendi të sigurojë amnisti nga çdo masë disiplinore për të gjithë studentët që marrin pjesë në mitingje.

Ndërkaq në Universitetin e Floridës Jugore në Tampa, policia u hodhi gaz lotsjellës studentëve që ngritën një kamp dhe arrestuan dy persona. 16 persona u arrestuan gjithashtu edhe në Universitetin e New Mexico-s pasi policia largoi me forcë protestuesit pro-palestinezë që pushtuan ndërtesën e Unionit Studentor të kolegjit.

Presidenti Biden u shpreh se marrja me forcë e ndërtesave nuk është paqësore, por e gabuar. Më shumë se 1,000 protestues janë arrestuar gjatë dy javëve të fundit në kampuset në shtete duke përfshirë Teksasin, Utah, Virxhinia, Karolinën e Veriut, New Mexico, Konektikat, Luiziana, Kaliforni dhe New Jersey, disa pas konfrontimeve me policinë. Kampuset në disa kolegje amerikane janë bërë pika qendrore e debatit të vendit mbi luftën në Gaza dhe mbështetjen e SHBA-së për Izraelin, si dhe frikën se antisemitizmi po i vë në rrezik studentët hebrenj.

Klan News