UNICEF, i alarmuar nga gjendja e fëmijëve në Liban
Maj 1, 2024
Luftimet mes grupit militant shiit, Hezbollah, dhe Izraelit në jug të Libanit, kanë shtyrë dhjetëra mijëra fëmijë dhe të rinj, së bashku me familjet e tyre, drejt mjerimit, thanë punëtorët e ndihmës. Sulmet ajrore izraelite, pothuajse në baza ditore, kanë shkatërruar jetën e njerëzve dhe shumica e tyre veçse po përballeshin me kushte të rënda jetese, tha organizata për fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF. Numri i fëmijëve që punojnë është në rritje, ndërkaq disa familje dërgojnë fëmijët e tyre edhe të moshës 4 vjeçe për të punuar në fusha, me qëllim që të fitojnë para për mbijetesë, tha...