Në pranga edhe Xhevahir Dervishi, luante rolin e sekserit

Një pedagog i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli”  të Korçës ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka përfituar para nga studentët kundrejt notës.

Në këmbim të provimeve, Alket Dino, 34 vjeç në bashkëpunim me Xhevahir Dervishin, i cili luante rolin e ndërmjetësit, kërkonte shuma parash nga 300 deri ne 500 euro.

Ka qenë një student i cili ka pasur një provim të mbetur i cili ka bërë denoncimin.

Nëpërmjet një agjenti të simuluar, Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit, nën drejtimin e SPAK kanë kryer veprime të mëtejshme hetimore me Dervishin dhe Dinon, i cili është mbajtur për një muaj në përgjim.

Por avokati i pedagogut, Nevzat Tarelli, mohon që klienti i tij të ketë ndërhyrë për ndryshimin e notës.

Ndaj Alket Dinos dhe Xhevahir Dervishit rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Tv Klan