Edhe Italia po shqyrton lehtësimin e masave

Omicronin duket se nuk e ndal asgjë, as doza e katërt e vaksinave. Këtë e vërtetojnë rezultatet paraprake të një studimi që po kryet në spitalin Sheba të Tel Avivit.

Në këtë spital, 274 pjesëtarë të stafit janë imunizuar me dozën e katërt, nga vaksinat Pfizer-BioNTech ose Moderna, por drejtuesit e studimit thonë se pavarësisht rritjes së nivelit të anti-trupave tek të imunizuarit, përhapja e variantit të ri ishte e pamundur të ndalej.

Izraeli është vendi i parë në botë që nisi injektimin e dozës së katërt. Në Europë, pas Danimarkës edhe Greqia mund të nisë injektimin e kësaj doze.

Megjithatë, tashmë është e qartë se pavarësisht shpejtësisë më të lartë të përhapjes, infekimi me Omicron sjell më pak pasoja shëndetësore tek pacientët.

Vala e përhapjes së këtij varianti është drejt fundit nëpër Europë dhe këtë e tregojnë shifrat në rënie e infektimeve ditore në shumë vende. Qeveria britanike pritet të shpallë lehtësimin e masave kufizuese që këtë muaj. Reduktimin e vendeve ku aplikohet certifikata e gjelbër po e shqyrton edhe Italia.

Tv Klan