Vendi i tretë i La Liga duket se është pronë e Atletico Madrid. Kryeqytetasit nuk falën në takimin e radhës në shtëpi me Majorkën, duke fituar bindshëm me shifrat 3-0.

Fitore që ngre moralin e klubit, e cila e rifilloi kampionatin në vendin e shtatë dhe tashmë gjendet e treta me 62 pikë.

Paraqitje që ka gëzuar tej mase trajnerin Diego Simeone, ndërkohë që në daljen për shtyp, konfirmoi se Felix ka marrë goditje në duelin e shkuar ndaj Alaves dhe për këtë nuk arriti të jap maksimumin.

Alvaro Morata kaloi në avantazh Atleticon. Ky i fundit shënoi me penallti në minutën e 29-të për 1-0. Atletico shënoi një gol mjaft të bukur pas një aksioni fantastik në kohën shtesë të së parës.

Një kombinim perfekt dhe Morato nuk e kishte aspak të vështirë të shtynte topin në rrjetë.Në pjesën e dytë Diego Costa zëvendëson Moratan, por golin e tretë e shënon Koke, duke mos i dhënë asnjë shans Mallorca-s.

Një sukses që thuajse zgjidh objektivin e pjesëmarrjes në Champions për sezonin e ardhshëm.

       Klan Plus