Barcelona zgjati distancën me ndjekëset. Tashme katalanasit kanë 5 pikë më shumë se vendi i dytë. Në ndeshjen që mbylli javën fituan 2-1 në fushën e Getafes. Golat u shënuan nga Messi dhe Suarez.

Blaugranat kanë 10 pikë më shumë se Real Madrid që humbi në fushën e vet ndaj Real Sociedad. Skuadra mike beri një pjesë të dytë të shkëlqyer megjithëse shënoi vetëm një gol, por mori një prej fitoreve më të rëndësishme të sezonit.

Real e nisi ndeshjen ne disavantazh pas autogolit të Jose. Nga minuta e 61, skuadra madrilene u gjend me 10 lojtarë ndërsa Ruben Pedro vendosi rezultatin në minutën e 83.

Realit i duhet të gjejë rrugën e fitoreve kur të përballet ndaj Leganës në Kupën e Mbretit

Në ndeshjet e tjera të javës Eibar barazoi 0 – 0 me Villarreal, ndërsa Sevilla 1 – 1 me Atlético Madrid.

Tv Klan