Krasniqi i uron fitoren në zgjedhjet e 6 Marsit

Vijimi i dialogut Prishtinë-Beograd, njohja e shtetit të Kosovës, si dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit ishin në fokus të takimit që Lulzim Basha zhvilloi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Basha tha se Shqipëria si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit ka për detyrë të avancojë në njohjet ndërkombëtare të Kosovës.

“Të shtymë me të gjitha forcat dhe mënyrat përpara, çdo aspektet që ka të bëjë me Kosovën dhe qytetarët e Kosovës, në veçanti me vazhdimin e njohjes ndërkombëtare, atë të angazhimit dhe të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe Partia Demokratike këtu jo vetëm që nuk do të resht së shtyri nga pozitat e opozitës aktualisht, por dhe nuk do të kursejë asgjë”.

Krasniqi krahas angazhimit për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, i uroi  Bashës suksese në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, duke apeluar për një proces të rregullt zgjedhor.

“Ne si Kosovë besoj kemi të drejtë t’i japin vetës të drejtë të flasim për këtë çështje sepse jemi të lumtur që si vend kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik edhe atë elektoral.”

Basha e Krasniqi  ndanë njëri qëndrimin se rikthimi i një koordinimi të fuqishëm midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një shans i mirë për të shtyrë përpara dialogun Kosovë-Serbi për të tejkaluar pengesat në njohjen e shtetit të Kosovës, si e vetmja mundësi për të patur stabilitet në rajon.

Tv Klan