Bayern Munchen e nisi vitin në mënyrën e duhur, duke mundur 3-1 Hoffenheim të premten në sfidën që hapi fazën e dytë. Një sukses në fushë kundërshtare që bëhet i gjashti radhazi në kampionat.

Pushimi i gjatë i Bundesliga duket nuk i hoqi motivimin bavarezëve që treguan se do të rivalizojnë Borussia Dortmund për titullin këtë sezon. Goretzka realizoi 2 gola që në pjesën e parë, një shenjë që kriza e rezultateve te Bayern i drejtuar nga Niko Kovac është harruar.

Schulz realizoi për Hoffenheim në të 59’, por pak para fundit të takimit Lewandowski me golin e tij siguroi suksesin e bavarezëve. Kundërshtari i radhës në Bundesliga për Bayern do të jetë Stuttgart që po lufton për të mos rënë nga kategoria.

Tv Klan