Bosnja merr pjesën më të madhe, Shqipëria do të përfitojë 145 mijë doza

Austria, vendi anëtar i Bashkimit Evropian, lajmëroi se deri në muajin gusht planifikon të dërgojë në vendet e Ballkanit Perëndimor 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Austria shërben si vend që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarje të vaksinave. Financimi për dërgimin e këtyre dozave kap shifrën 11 milionë euro. Vaksinat do të paguhen nga fondet e ndihmës së BE për vendet kandidate.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg, në një konferencë shtypi tha se me këtë iniciativë po tregojnë se nuk po i lënë pas vendet e rajonit të Ballkanit. Ndërsa shpërndarja e dozave do jetë në bazë të nevojave që kanë këto vende.

Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në Evropë, por katër vendet e tjera jo-BE të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë kanë pasur më pak sukses. Madje në Bosnjë, mungesa e vaksinave ka çuar në protesta në rrugë, ndaj do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000, Kosova 137 mijë, Maqedonia e Veriut me 119,000. Serbia është e fundit me 36,000.

Klan News