Kryetari i PD: Shqiptarët nuk jane të varfër, por të vjedhur

Kryetari i Partisë Demokratike ka përcjellë një mesazh për protestën e 6 Dhjetorit. Sipas Berishës, arsyet që qytetarët do të jenë në shesh janë vjedhja nga qeveria, si dhe shpërbërja e vendit.

Pak para protestës së 6 Dhjetorit, Sali Berisha ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë disa mesazhe për qytetarët të cilëve u kërkon të jenë në shesh ditën kur liderët e BE do të mbërrijnë në Tiranë.

“Zëri ynë duhet të dëgjohet” thotë kreu i Partisë Demokratike, për këtë aryse kërkon sa më shumë pjesëmarrje në këtë protestë.

Protesta e Partisë Demokratike është thirrur ditën e martë në orën 12:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse Policia nuk ka dhënë leje me argumentin se do të vendoset perimetri i sigurisë për mbarëvajtjen e samitit.

Klan News