Brazili fitoi për herë të nëntë Copa America, duke rimarrë titullin pas 12 vitesh pritje. Seleçao mundi në finale Perunë me rezultatin 3 – 1, duke iu gëzuar në stadiumin “Maracana” një trofeu. Brazili nuk ka dështuar asnjëherë në turneun amerikano-jugor sa herë është organizuar në shtëpi.

Një sfidë e zotëruar nga brazilianët edhe pasi mbetën me 10 lojtarë për shkak të një kartoni të kuq të marrë nga Gabriel Jesus në minutën e 70’.

Me këtë sukses Dani Alves i çon në 40 trofetë e fituar në karrierë më shumë se çdokush tjetër. Kapiteni i Brazilit me paraqitjen e tij në Copa America u zgjodh edhe lojtari më i mirë i aktivitetit. Në vendin e tretë këtë edicion u rendit Argjentina, pasi mundi 2 – 1 Kilin në finalen e vogël.

Tv Klan