Organizator, kryetari i fshatit Lam i Madh

Gjykata e Matit vendosi të lërë në burg 10 nga personat e arrestuar pak ditë të arrestuar në kuadër të një operacioni anti-drogë.

3 të tjerë u lanë në arrest shtëpie. Ata akuzohen se kishin ngritur një grup të kultivimit të kanabisit dhe më pas tregtimit të tij.

Si organizator i këtij rrjeti u akuzua Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lam i Madh. Ai kishte përfshirë edhe djemtë e tij dhe disa familjarë të tjerë.

Tv Klan