Dinamo Zagreb, Olympiakos dhe Zvezda sukses në Europë

Dinamo Zagreb, Olympiakos dhe Crvena Zvezda kanë hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Champions League.

Në mbrëmjen e së mërkurës, Dinamo Zagreb mundi Rosenborgun me rezultatin 2-0. Norvegjezët u thyen dy herë në pjesën e parë. Vetëm formalitet pritet që të jetë kualifikimi për Olympiakos, që në ndeshjen e parë në shtëpi shkatërroi me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Krasnodar.

Mund të kosniderohet surprizë barazimi i Crvena Zvezda në fushën e Young Boys, kampionët e Zvicrës. Serbët gjetën forcat që të përmbysnin rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, por më pas vendasit barazuan.

Pas një jave në Beograd, Zvezda mund të prekë fazën e grupeve edhe falë një barazimi në shtëpi.

Tv Klan