Milan humbet sërish dhe mbetet pa pikë

Interi ndali surprizën Sherif Tiraspol, duke e mundur me rezultatin 3-1 në javën e tretë të Çempions Ligës. Në të njëjtin grup sukses 5-0 për Real Madridin ndaj Shaktarit.

Humbje 1-0 për Milanin në fushën e Portos, duke mbetur pa pikë pas 3 ndeshjesh. Liverpuli mbajti kreun me pikë të plota duke fituar 3-2 në fushën e Atletiko Madridit.

Mançester Siti arriti fitore të thellë 5-1 në fushën e Klub Bruzh. Pari Sen Zhëmenin fitoi 3-2 me Lajpcigun, duke marrë vendin e parë në grup.

Ajaksi fitoi 4-0 me Dotmundin, suksesi i tretë në po aq ndeshje. Fitore 4-1 e Sportingut të Lisbonës në fushën e Beshiktashit.

Tv Klan