Kapiteni i Juventusit mendon se ylli portugez e ka dëmtuar ekipin sepse u largua me vonesë

Xhorxhio Kielini ka kritikuar Cristiano Ronaldon se vendosi që të largohej te Mançester Junajtid shumë vonë në verë. Sipas mbrojtësit, bardhezinjtë këtë e paguan me pikë në nisje të vitit futbollistik.

Ronaldo e nisi sezonin me “Zonjën e Vjetër’, ku ai ishte pjesë në tri vitet e fundit. Por portugezi vendosi që të bashkohej me ish-klubin e tij Junajtid në javën e fundit të gushtit. Për kartonin e tij u paguan 19.7 milionë paund.

Nisja ishte e keqe për Juven, ndërsa nuk fitoi në katër ndeshjet e para të kampionatit. Kielini mendon se përgjegjësi për këtë ka ylli portugez.

“Ronaldo u largua më 28 gusht. Mendoj se do të kishte qenë më mirë, që ai do të largohej më herët. Është diçka për të cilën ne kemi paguar. Mund t’ju tronditë paksa kjo që thashë, por unë gjykoj se ne kemi paguar me pikë largimin vonë. Nëse ai do të ikte më 1 Gusht, ne do të kishim kohë që të përgatiteshim më mirë”.

Tani duket se Juvja e ka lënë pas tronditjen e largimit të yllit portugez. Skuadra e drejtuar nga Masimiliano Alegri ka arritur që të fitojë 6 takime radhazi në të gjitha kompeticionet, përfshirë tri fitore në tri takime të Ligës së Kampioneve.

Klan News