Edhe këtë fundvit, tregu i perimeve ne Divjake ofron çmime nën kosto. Një arkë me 20 kg perime po shitet me çmime që variojnë nga 200 lekë në 500 lekë. Prodhuesit, të mësuar me këtë treg të pastabilizuar ankohen për këtë problem të përvitshëm, por për ta e rëndësishme në fund të ditës është shitja e produktit. 

Për ata që furnizohen në tregun e Divjakës, disniveli i çmimit nga prodhuesi te konsumatori mbetet në dorë të tregut me pakicë. Ky tregtar nga Vlora, fajëson shitësit e tregjeve të pakicës.

Në tregun e Divjakës, prodhuesit e zonës i shesin vetë prodhimet e tyre. Aktualisht tregu nuk ka rregulla të qarta të kërkesë-ofertës dhe gjithçka ne shitje u lihet në dorë tregtarëve. Çmimet e perimeve si patatja, lakra, karota, brokoli, qepa etj., po tregtohen nga 50 deri ne 20 lekë për kg.

Klan News