Mjekët: Rënie imuniteti dhe probleme kardiake

76 % e të prekurve me Covid-19 në vendin tonë janë shëruar, por mjekët pranojnë se ky lloj infeksioni ngre pikëpyetje për gjendjen e tyre. Mjekja Bruna Shiroka thotë se 28 të shëruar në Tiranë janë ende nën vëzhgim, pasi shfaqin rënie të imunitetit.

“Janë 28 pacientë që ne si mjekë po mbajmë në vëzhgim, 2 prej tyre kanë qenë të hospitalizuar. Është venë re një rënie të imunitetit tek këta persona në analizat serologjike të gjakut. Kjo për faktin sepse është edhe grupmoshë e re, pasi dihet që Covid ka më shumë pasoja tek personat që vuajnë me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Por burime nga urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza bëjnë me dije për Tv Klan se pacientë të cilët e kanë kaluar Covid janë rikthyer në spital me probleme kardiake. Në shumicën e rasteve pacientët nuk tregojnë që e kanë kaluar Covid-19.

Pak ditë më parë mjeku Kita Sallabnada tha për Tv Klan se koronavirusi po bëhet shkak për nje sërë semundjesh tek pacientët që janë prekur dhe e kanë tejkaluar këtë infeksion. Sipas tij, pacientët e shëruar nga Covid-19 po rikthehen në spital me trombozë apo miokardite.

Tv Klan