ISHP: Më shumë raste të reja në zonat turistike

Incidenca e rasteve me koronavirus po njeh rritje në disa bashki ndërsa në disa të tjera infektimet po bien. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se zonat turistike janë më problematiket për momentin.

Incidenca në javët e fundit paraqet një trend në rritje në 30 bashki, në 25 bashki të vendit, trend në rënie dhe në 5 trend të qëndrueshëm. Incidenca varion nga 250 deri në 700 raste për 100 mijë banorë. Incidenca paraqet rritje në bashkitë që janë zona turistike; Sarandë, Himarë, Kavajë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Berati, Gjirokastra”.

Pavarësisht rasteve pozitive në rritje, ekspertët besojnë se vala e 4 e pandemisë mund të jetë më e lehtë falë vaksinimit.

Vaksinimi në kombimin me respektimin e masave është thelbësor për menaxhimin e pandemisë për një sezon më të butë e më të lehtë”.

Edhe pse vaksina nuk parandalon 100% infektimin, ajo mbron nga format e rënda të sëmundjes.

Duke analizuar dhe rastet që janë të shtruar në spitalet Covid, 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar dhe ata në terapi 98% thuajse 100% janë pa vaksinuar. Vaksinimi mbron jetën”.

Pandemia e Covid-19 tashmë po identifikohet me termin pandemia e të pavaksinuarve, ndaj ekspertët apelojnë për vaksinim të çdo personi mbi 18 vjec, si e vetmja mundësi për të frenuar përhapjen e virusit.

Tv Klan