Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Shkretëtirën e Saharasë. Temperaturat kanë rënë në -2 gradë Celcius dhe shkretëtira është mbuluar nga reshjet e borës.

Kjo është hera e pestë në 42 vitet e fundit që qyteza Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës” ka parë borë mbi rërë. Shkretëtira e Saharasë është e njohur për temperaturat e lartë të cilat kanë arritur deri në 58 gradë Celcius, por vitet e fundit edhe për shkak të ndryshimeve klimatike situata të tilla po përsëriten më shpesh.

Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe i është nënshtruar disa herë ndryshimit të temperaturës dhe lagështisë në qindra mijëra vjetët e fundit.

Tv Klan