Shoqatat: Gratë nuk patën hapësirë

Pjesëmarrje e ulët të akivitetit të grave gjatë fushatës ka evidentuar rrjeti i organizatave joqeveritare që merret me vëzhgimin e fushatës zgjedhore dhe procesin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim. Sipas kësaj organizate në tubimet zgjedhore partitë politike nuk u kanë ofruar hapësirën e duhur grave për t’iu drejtuar votuesve.

“Kemi parë pjesëmarrje të ulët të aktivitetit të grave. Në listat zgjedhore nuk u reflektua ligji për baraza gjinore. Hapësira që u ofrohet grave për tiu drejtuar publikut ëshë vetëm 23%. Organizata për mbrotjen e të drejtave të grave “Qika” ka zhvilluar një analizë të programeve qeverisëse të partive politike nga perspektiva gjinore”.

Sipas kësaj analize programet e partive politike adresojnë sipërfaqësisht pabarazinë gjinore.

Shumica e partive politike në listat zgjedhore kanë vetëm 30% të grave sa për të përmbushur kuotën. Ndërsa zyrtarisht asnjë grua nuk është bartëse e listës së ndonjë partie politike, përjashtuar Vjosa Osmanin që është e para por me numrin 2, pasi kreut të LVV-së Albin Kurti që i printe kësaj liste nuk i është lejuar të jetë kandidat për deputet për shkak të një dënimi që e ka nga gjykata në tri vitet e fundit.

Tv Klan