Turistët vlerësojnë rërën, uji dhe çmimet e favorshme

Divjaka është plazhi publik më i madh në vend. Këto ditë të nxehta korrikut mijëra qytetarët që kanë zgjedhur zonat e këtij bregdeti me rërë dhe ujë të pastër.  Pushuesit janë vendas, nga rajoni por edhe të huaj.

Ujërat e cekëta dhe të ngrohta të Adriatikut preferohen veçanërisht nga ata që kanë fëmijë.

Ushqimin mund ta gatuash në shtëpi dhe ta konsumosh në plazh. Por edhe nëse drekon në restorantet e zonës, çmimet sipas pushuesve janë të mira.

Bizneset janë kujdesur të pastrojnë vijën bregdetare dhe të ofrojnë sa më shumë komoditet për këdo zgjedh Divjakën si destinacion pushimesh.

Tv Klan