Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Edhe në qytetin bregdetar të Durrësit është bërë çelja zyrtare e sezonit turistik. Me dhjetëra pjesëmarrës morën pjesë të ardhur nga qyteti i Durrësit, si dh enga qytete të tjera të Shqipërisë. Me këtë rast ka qenë i pranishëm këtu edhe kryetari i bashkisë së Durrësit, zoti Lefter Koka.

Lefter Koka: “Kjo ditë simbolikisht hap siparin e plazhit, që për qytetin tonë do të thotë më shumë se kaq. Një rizgjim i qytetit, si për vetë qytetarët durrsakë, ashtu dhe për ftesën që i bëhet turistëve që nga rrethet dhe të huajit. Sot kam ardhur këtu, tju deklaroj që për këtë sezon, për imazhin e bregdetit tonë gjithmonë në ngritje, për kushtet gjithnjë e më komode që u ofrojmë turistëve dhe një infrastrukturë të nevojshme për një sezon turistik sa më pranë standardeve të vendeve të reja të Adriatikut”./tvklan.al