Fllad deti, shije gatimi dhe informacione interesante kemi sot në rubrikën #quizme5yje Konkurrenti – Ervin Picaku Kompleksi – Grand Blue Fafa Resort në Golem. 1000 euro arriti të fitojë konkurrenti Ervin Picaku në #quizme5yjeSfida quiz, “dënime”, por edhe pjata gatuar me mjeshtri nga chef Urimi i “Grand Blue Fafa Resort”Ku do të bëjë ‘check in’ #quizme5yje javën e ardhshme…?!

Pak kohë përpara se të ndahej i ati nga jeta, Aureli mësoi se ishte fëmijë i adoptuar. Që nga ai moment ai nuk ka rreshtur së kërkuari rrënjët biologjike. A do arrijë të gjejë nënën e tij pas 37 vitesh? Aureli gjen nënën biologjike Zymbylen pas 37 vitesh. Fakti që ajo jeton, megjithëse me probleme shëndetësore dhe që ka vëllezër e motra është dhurata më e bukur që mund të merrte në jetën e tij. Ai nuk e ka ditur që gjithmonë ka jetuar pak kilometra larg tyre dhe takimi me ta është çështje orësh…!

Një familje e madhe ku harmonia e dashuria qëndron si medalion i artë në krahërorin e secilit. E gjitha kjo falë sakrificës së Katerinës e Dedës të cilët nuk u ankuan kurrë por me besim e vendosmëri i rritën fëmijët me të njëjtin përkushtim, sidomos ata që humbën prindërit. Ky takim pas 8 vitesh i Shotës me familjen është dhe premtimi se do vazhdojnë të jenë të bashkuar gjithmonë, me të njëjtën frymë siç i kanë rritur prindërit.

Blerina Bombaj do të na tregojë sot disa nga sekretet për një nga recetat më të lehta e më të dashura të gjysheve: sultjashin me shurup trëndafili..

Anjeza bashkëjeton prej 15 vitesh me Alfredon, një shtetas italian me të cilin kanë dhe dy fëmijë. Kohëve të fundit ka plasur një konflikt i ashpër mes tyre për shkak se Anjeza dyshon se Alfredo e tradhëton. Shkak është bërë një apartament në Kavajë, në pronësi të Alfredos për të cilin Anjeza ka zbuluar se i ka kaluar me akt dhurimi një zonje me emrin Yllka. Burri shfajësohet duke thënë se firma e tij është falsifikuar apo vjedhur nga dokumente të tjera por e shoqja nuk e pranon dhe ka vendosur që të mos i’a lerë fëmijët për t’i takuar derisa t’a zgjidhë këtë çështje. Cila është e vërteta e këtij mashtrimi të supozuar? A do arrijë çifti të kthehet sërish bashkë në shtëpi me një marrëveshje nga kjo seancë ndërmjetësimi apo do vazhdojnë të jetojnë të ndarë?