Dy të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore të ndodhura ditën e sotme. Një person humbi jetën kur një autobus u përplas me një mjet tip Honda rreth orës 20:30 të mbrëmjes në aksin Elbasan-Librazhd.

Viktima është drejtuesi i autoveturës, 25-vjeçari Gentian Pepa, ndërsa i plagosur pasagjeri Elton Poçi, 31 vjeç, që gjithashtu u dërgua në spitalin e Elbasanit.Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit Honda.

Më herët një 52-vjeçar, i cili udhëtonte me bashkëshorten e tij me një çiklomotor u përplas për vdekje nga një kamion, në aksin e vjetër Laç-Milot. Ndërsa në Librazhd, një furgon mallrash ra në një humnerë prej 40 metrash dhe si pasojë u plagosën  tre të rinj.

Tv Klan