Pleshti i Barcelonës, 8 gola në 5 ndeshje radhazi

Lionel Messi ishte edhe njëherë protagonist në triumfin e Barcelonës kundër Sevillas, pasi argjentinasi shënoi në fitoren 2-0 që katalanasit morën në transfertën e Roman Sanchez Pizhuan. Gol që e fut në histori ‘pleshtin’ pasi ishte i teti në 6 ndeshjet e fundit në kampionat dhe i shtati në 5 takimet e fundit në të gjithë kompeticionet.

Gjatë muajit Shkurt, Messi ka tundur dy herë rrjetat e Alaves dhe Elche, si dhe ndaj Real Betis, Paris Saint Germain, Cadiz dhe së fundmi Sevillas. Ecuria e tretë më e mirë e Messit në karrierën e tij fenomenale.

Midis 19 Shkurtit dhe 14 Prillit 2012, argjentinasi realizoi 10 gola në duele radhazi, ndërkaq serinë më të mirë të realizimeve e ka nga 11 Nëntori 2012 deri më 5 Maj 2013, ku shënoi në 21 takime rrjesht.

Klan News