Etrit Berisha është drejt largimit nga Atalanta. Mediat italiane thonë se për portierin ka disa klube që interesohen si Lece dhe Brescia të sapo rikthyera në Serie A, por shqiptari është më pranë kalimit tek SPAL. Atalanta kërkon 3 milionë Euro për të, por lojtari do të largohet vetëm nëse i garantohet vendi i titullarit, në të kundërt do të qëndrojë tek Atalanta si portier i dytë.

Numri një i portës së Atalantas, Gollini ishte një nga kontribuesit më të mëdhenj në arritjen e një vendi në Champions, në renditjen e Serie A. Vlera e tij në merkato tashmë është trefishuar, dhe klubi nga Bergamo nuk dëshiron ta lëshojë. Për këto arsye Etrit Berisha u la në stol.

Ndeshja e tij e fundit si titullar ishte humbja me Torinon në shtëpi më 23 Shkurt. Më pas, pjesën e mbetur të ndeshjeve, e pa nga pankina. Tashmë largimi i tij është mjaft pranë tek skuadra që do t’i garantonte postin e titullarit dhe që do të ishte pjesëmarrëse në Serie A.

Tv Klan