Raportim Live
22:05, 10 Korrik 2024

Mbyllet sfida, Anglia kualifikohet në finalen e Europianit!

Mbyllet sfida, Anglia kualifikohet në finalen e Europianit!

Akordohen 2 minuta shtesë!

90’- Gooool Anglia 1-2! Watkins me një diagonale të shkëlqyer, e dërgon topin në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin Anglisë. “Tre luanët” me një këmbë në finalen e madhe.

88’- Gjuajtje e rrezikshme e Palmer me të majtën në zonë, topi shkon mbi traun e portës.

87’- Van Dijk ndëshkohet me karton të verdhë, për protesta për një goditje këndi të munguar.

85’- Kundërsulm i shpejtë i Holandës me Xavi Simons, që pason te Gakpo, por sulmuesi ndalet në mënyrë të parregullt nga Saka. Anglezi ndëshkohet me të verdhë.

81’- Dy zëvendësime tek Anglia, largohen Kane dhe Foden, për t’i lënë vendin Palmer dhe Watkins.

80’- Saka përmbys rezultatin dhe i jep avantazhin Anglisë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

77’- Simons, totalisht i lirë në zonë, gjuan keq dhe e dërgon në duart e Pickford.

74’- Walker ndal një aksion të rrezikshëm të holandezëve nga e majta me Gakpo, pas pasimit të Simons.

68’- “Zgjohet” Holanda. Gakpo kroson në zonë, Pickford grushton në goditje këndi, një top që po shkonte te Dumfries.

65’- Rasti i parë i rrezikshëm në këtë pjesë të dytë. Një krosim në zonë gjen Van Dijk, që provon me një gjuajtje, por pret Pickford, që e dërgon topin në goditje këndi.

61’- Holandezët mbyllen shumë mirë mbrapa dhe nuk lënë hapësira. Anglezët e kanë të vështirë për të çarë mbrojtjen.

54’- Anglia shfaqet më kërkuese në këtë pjesë të dytë dhe luan në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

45′- Pjesa e dytë nis me zëvendësime. Shaw merr vendin e Trippier tek Anglia, ndërsa Weghorst aktivizohet në vendin e Malen te Holanda.

21:00, 10 Korrik 2024

Mbyllet pjesa e parë!

Mbyllet pjesa e parë!

45’- Akordohen 3 minuta shtesë.

39’- Tjetër tentativë e Foden nga jashtë zone, këtë herë ndalet nga portieri i Verbruggen.

35’– Largohet Depay i dëmtuar, në vendin e tij aktivizohet Veerman.

32’- Tani fati kthehet te holandezët. Një predhë e Foden nga jashtë zone ndalet te shtylla e djathtë.

30’- Të pafat holandezët. Dumfries sheh gjuajtjen e tij me kokë, të ndalet nga tranversa.

29’- Mundësi shumë e mirë për Holandën. Depay nis një kundërsulm të shpejtë, pason te Malen, por gjuajtja e këtij të fundit devijohet në goditje këndi.

23’- Dumfries kthehet në heroin e holandezëve. Mbrojtësi ndal një top mbi vijën fatale, pas gjuajtjes së Foden.

18’- Gooool Anglia 1-1! Harry Kane nuk gabon nga penalltia, duke shënuar, për të barazuar shifrat. Verbruggen kupton krahun, por nuk e ndal dot topin. Gol historik për sulmuesin anglez. Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në fazën finale të Kampionatit Evropian: 6 gola Harry Kane; 5 Antoine Griezmann; 4 Nuno Gomes, Dieter Müller, Dragan Džajić dhe Gerd Müller.

16’- Pas rishikimit në VAR, arbitri akordon penallti për Anglinë. Dumfries ndëshkohet me të verdhë.

14’- Pretendime për penallti tek Anglia. Kane merr një ndërhyrje me takë nga Dumfries, pas gjuajtjes mbi traun e portës. Arbitri rishikon rastin në VAR.

13’– Gjuajtje e fortë e Harry Kane nga jashtë zone, grushton portieri Verbruggen.

12’- Reagon Anglia, me Trippier që kroson në zonë, Rice me kokë provon të pasojë të Kane, por Van Dijk i vëmendshëm largon rrezikun.

7’- Gooool Holanda 1-0! Xavi Simons rrëmben një top në afërsi të zonës dhe me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, e ndal topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

4’- Zbritje e rrezikshme e Holandës me Simons që vertikalizon për Malen, por del Pickford dhe ndal rrezikun.

0′- Starton gjysmëfinalja. Holanda dhe Anglia duan finalen e madhe.

20:56, 10 Korrik 2024

Euro 2024 | Anglia i bashkohet Spanjës në finale, goli në fund eliminon Holandën

Euro 2024 | Anglia i bashkohet Spanjës në finale, goli në fund eliminon Holandën

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDA: Verbruggen, Van Dijk, Ake, De Vrij, Dumfries, Simons, Reijnders, Schouten, Malen, Gakpo, Depay.

ANGLIA: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Rice, Bellingham, Mainoo, Saka, Foden, Kane.


/tvklan.al