Raportim Live
20:00, 26 Qershor 2024

Ukrainë – Belgjikë, ndeshja mbyllet pa gola, kualifikohen belgët. Ukrainasit i thonë lamtumirë Europianit

Nuk prodhoi fitues sfida mes Ukrainës dhe Belgjikës, e vlefshme për Grupin E, e cila u mbyll në barazim pa gola. Ky barazim, është si fitore për belgët, që sigurojnë kalimin e grupit, nga vendi i dytë me 4 pikë.

Ndërkohë Ukraina e mbyll në vendin e fundit me 4 pikë dhe eliminohet nga Europiani.

Sa i përket ndeshjes, pavarësisht rasteve të shumta për shënim, asnjëra nga kombëtaret nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Pjesa e parë foli më shumë për Belgjikën, ndërsa e dyta ishte tjetër histori.

Ukraina iu afrua golit të fitores, por Casteels mbajti portën e paprekur, për t’i dhënë kualifikimin ekipit të tij.

19:03, 26 Qershor 2024

Ukrainë – Belgjikë, pjesa e dytë

94′ – Përfundon gjithçka me rrjeta të paprekura

Akordohen 4 minuta shtesë!

89’- Castagne bën heroin për Belgjikën. Mbrojtësi ndal një gjuajtje të Malinovsky, me topin që po shkonte në rrjetë.

87’- Kundërsulm i shpejtë i Belgjikës. Carrasco pason te De Bruyne. Mesfushori e kalon te Bakayoko, i cili provon me të majtën, por topi shkon ngjitur me portën.

83’- Shpëton për mrekulli Belgjika. Malinovsky provon me një gjuajtje nga goditja e këndit dhe gjen të papërgatitur portierin Casteels, që largon me vështirësi dhe shpëton golin.

81’- Trajneri i Ukrainës, provon gjithçka për gjithçka. Largohet një mbrojtës si Svatok dhe në fushë futet sulmuesi Yarmolenko.

79’- Krijohet iluzion goli te Ukraina. Dovbyk, merr një top në zonë dhe gjuan me të djathtën, por topi gjen rrjetën e jashtme.

77’- Mbyllet sfida për Doku, Bakayoko futet në fushë për Belgjikën.

74’- Kundërsulm i shpejtë i Ukrainës. Sulmuesi, Dobvyk bllokohet në momentin e fundit nga Faes, që shpëton një gol thuajse të sigurt. Mbrojtësi belg bën sërish heroin në vazhdim të aksionit, duke ndalur një tjetër gjuajtje të rrezikshme.

73’- Pranë golit të avantazhit Belgjika. Carrasco kombinon bukur me Lukakun dhe lëshon një gjuajtje të fortë. Trubin mban portën e paprekur me një pritje spektakolare.

70’- Tre zëvendësime te ukrainasit. Largohen nga fusha, Yaremzhuk, Brazhko dhe Shaparenko. Aktivizohen Malinovsky, Stepanenko dhe Vanat.

69’- Kartoni i parë i verdhë te Ukraina. Dobvyk ndëshkohet për faull ndaj Onana në mesfushë.

67’- Carrasco, humbet një mundësi shumë të mirë. Sulmuesi gjuan nga jashtë, ndërkohë që Lukaku priste i vetëm në të djathtë.

64’- De Bruyne rrëmben një top në mesfushë dhe menjëherë pason të Lukaku. Sulmuesi tenton në zonë, por Trubin e ndal mjaft mirë.

61’- Zëvendësim i dyfishtë te Belgjika. Largohen Tielemans dhe Trossard, ndërsa aktivizohet Mangala dhe Carrasco.

56’- Zëvendësimi i parë te Ukraina. Largohet Mykolenko i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Zinchenko.

55’– Ndërhyrje vendimtare e Mykolenko, që ndal një aksion të rrezikshëm, pas kombinimeve të De Bruyne dhe Castagne.

52’- Kundërsulm i shpejtë i Belgjikës. Doku shpërthen nga e majta dhe futet në zonë, por pasimi për Lukakun është i gabuar.

Minuta 45′ – Nis pjesa e dytë.

18:00, 26 Qershor 2024

Euro 2024 | Belgjika kualifikohet në barazimin pa gola, Ukraina eliminohet nga Europiani

Ukraina dhe Belgjika, sfidohen me njëra-tjetrën, në ndeshjen e fundit për Grupin E. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja kombëtaret, që janë në garë për kalimin më tej.

Kjo është hera e parë në histori, që Ukraina dhe Belgjika, përballen mes tyre. Sfida e sotme, do të vendosë edhe fatet e tyre në Euro 2024.

Belgët do të kalonin zyrtarisht fazën e grupeve edhe me një barazim, ndërsa ukrainasit avancojnë më tej vetëm me fitoren.


LIVE UKRAINËBELGJIKË 0-0


NDESHJA MINUTË PAS MINUTE:

Mbyllet pjesa e parë.

45+1’- Gjuajtje e fortë nga De Bruyne, pret Trubin, me portierin ukrainas që është pozicional.

45′- Akordohen 2 minuta shtesë!

42’– Aksion model i Ukrainës. Pas një kombinimi të bukur, Yaremchuk futet në zonë dhe në momentin e fundit pason për Dovbyk. Ky i fundit nuk e arrin dot topin.

35’- Sudakov gjuan në hyrje të zonës, Casteels pret pa probleme.

33’- De Bruyne tenton t’i surprizojë të gjithë. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë nga goditja e dënimit. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

27’- Mundësi e mirë e shpërdoruar nga Ukraina. Dovkyb, fiton një duel në zone dhe rrëmben topin, por vonohet shumë dhe mbyllet aksioni.

20’- Yaremchuk, provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Pret Casteels në dy kohë.

19’– Mungojnë rastet e rrezikshme në të dyja krahët, me skuadrat që janë të kujdesshme.

7’- Rasti i parë i rrezikshëm. De Bruyne, pason bukur për Lukakun, me sulmuesin, që i vetëm me portierin, gabon gjithçka. Mbetet 0-0.

5’- Belgët shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke luajtur në sulm, por ende mungojnë rastet e rrezikshme.

Starton takimi Ukrainë-Belgjikë.


FORMACIONET ZYRTARE:

UKRAINA: Trubin, Tymchyk, Zabarnyi, Svatok, Matviienko, Mykolenko, Shaparenko, Brazhko, Sudakov, Dovbyk, Yaremchuk.

BELGJIKA: Casteels, Castagne, Theate, Faes, Vertonghen, De Bruyne, Onana, Tielemans, Trossard, Doku, Lukaku.

/tvklan.al