Anglia vazhdon përgatitjet në Blankenhain për përballjen e raundit të 16-ve kundër Sllovakisë në orën 18:00 të së dielës në Gelsenkirshen.

“Tre luanët” konsiderohen si ndër favoritët për ta fituar turneun, por paraqitjet e tyre në tri sfidat e para të grupit nuk kanë bindur.

Ndërsa Sllovakia e nisi fushatën duke befasuar Belgjikën që pozicionohet në vend të tretë në renditjen e FIFA-s.

Në nisje të turneut, shqetësimi më i madh i Anglisë ishte mbrojtja, por që ka qenë reparti me performancën më të mirë në tri takime të luajtura.

Por pritshmëritë janë të mëdha për mesfushorin Jude Bellingham, i cili pas nisjes së mirë, pati një rënie të performancës së tij.

“Tre luanët” kurrë nuk janë mposhtur nga Sllovakia, ndërsa në total janë përballur 6 herë, me anglezët që morën barazimin e vetëm në Euro 2016.

Trajneri Southgate ka qenë në fushë në kualifikueset e Euro 2004, kur ‘tre luanët’ u ndeshën me sllovakët.

Port Anglia duhet të ketë kujdes pasi Sllovakia do të kërkojë t’i befasojë në europianin e tretë radhazi që merr pjesë.

Klan News