Në ditët e fundit të merkatos së verës po zhvillohet një garë për sulmuesin e napolit Osimhen. Mediat italiane raportojnë se lojtari është në listën e Chelsea që është ende në kërkim të një sulmuesi të parë për trajnerin Maresca.

Futbollisti pëlqehet shumë dhe cilësitë e tij iu interesojnë londinezëve, por ka një pengesë që e bën marrëveshjen të vështirë dhe komplekse.

Bëhet fjalë për pagën e lartë dhe kërkesat e nigerianit duke pasur parasysh kontratën e re. Osimhen fiton mbi dhjetë milionë në vit me Napolin në një kontratë deri në vitin 2026.

Një shifër që bie ndesh me tavanin e pagave në klubin e Premier League dhe që frenon çdo përpjekje të bluve.

Ndërkaq nga kjo situatë kërkon të përfitojnë arabët e Al-Ahli. Sauditët e bënë këtë me lëvizje konkrete të vërtetuara nga prania në Itali e një delegacioni nga klubi.

Në tavolinën e bisedimeve ka një propozim të kontraktual me shumë zero për sulmuesin e Napolit me mundësinë e një klauzole të madhe për shitjen e tij.

Nigeriani Victor James Osimhen, në 29 dhjetor do të mbushë 26 vjeç. Që prej vitit 2020 tek Napoli, ai është shndërruar në një sulmues i rrezikshëm për skuadrat rivale.

Në karrierën e tij në Serie A, ai ka luajtur 108 ndeshje, me 65 gola dhe 12 asiste.

Tv Klan