Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës, përcaktoi përballjet që do të jenë në formatin e ri të Champions League, për sezonin 2024-2025. Ndryshe nga edicionet e kaluara, shorti i këtij viti, ishte ndryshe, ndërsa u zgjodh një skuadër prej secilës vazo dhe tetë kundërshtarët u përcaktuan në mënyrë automatike nëpërmjet një kompjuteri.

Sa i përket formatit të ri, nuk do të ketë më fazë grupesh, por do të jetën një grup i vetëm, ku secila skuadër do të luajë nga tetë ndeshje.

Kundërshtarët e skuadrave të vazos së parë:

Nga vazo e parë, Real Madrid është vendosur përballë ndeshjeve tejet interesante, ku sfidon Dortmund në shtëpi dhe më pas Liverpool jashtë, Milanin në shtëpi dhe Atalanta jashtë. Gjithashtu madrilenët do të përballën edhe me Salzburg, Lille, Stuttgart dhe Brest.

Përballje spektakolare edhe për Manchester City-n, që luan ndaj Interit, PSG-së, Juventusit, Club Brugge, Feyeenord, Sporting Lisbona, Sparta Pragë dhe Slovan Bratislava.

Bayern Munich takohet me Barcelonën dhe me ish-trajnerin Flick, por luajnë gjithashtu ndaj PSG-së, ndërsa sfidat e tjera duken të lehta në letër.

Liverpool, përveç Realit, do të përballet edhe me Leipzig, Leverkusen, Milan, Lille, PSV, Bologna dhe Girona.

Interi rigjen City-n, por luan gjithashtu ndaj Arsenal, Leverkusen, Crvena Zvezda, Young Boys, Leipzig, Monaco dhe Sparta Pragë.

Kundërshtarët e skuadrave të vazos së dytë:

Tek vazo e dytë, padyshim spikat Milani, që do të përballet me Liverpool në shtëpi dhe më pas me Real Madrid në transfertë. Kuqezinjtë kanë një tjetër ndeshje të vështirë, siç është ajo ndaj gjermanëve të Bayer Leverkusen.

Juventus do të luajë ndaj Manchester City në fillim, më pas përballet me Leipzig dhe Benfica-n. Ndeshjet e tjera duken të lehta në letër për bardhezinjtë.

Short i vështirë edhe për Arsenal, që luan ndaj PSG-së, Inter, Atalanës, Shakhtar, Dinamo Zgareb, Sportin, Girona dhe Monaco.  

Përballje të vështira për skuadrat e vazos së tretë dhe të katërt, që do të luajnë ndaj ekipeve me emër.

Kundërshtarët e skuadrave të vazos së tretë:

Kundërshtarët e skuadrave të vazos së katërt:

FORMATI I RI

Në Ligën e Kampioneve, nuk do të ketë më fazë grupesh, por 36 skuadrat pjesëmarrëse do të garojnë në një grup të vetëm, ku çdo ekip do të luajë tetë ndeshje.

Shorti përcaktoi tetë ndeshjet që do të luhen për secilën skuadër, katër sfidë në shtëpi dhe katër jashtë.  Tetë skuadrat më të mira do të kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve.

Skuadrat e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë një play-off për të siguruar fazën e 1/16-ve, ndërsa skuadrat e mbetura do të eliminohen drejtpërdrejt pa mundësinë e zbritjes në Europa League. /tvklan.al